Shqipëria
Parlamenti holandez voton kundër hapjes së negociatave Shqipëri-BE
Parlamenti i Holandës ka votuar për mos dhënien e dritës e gjelbër për nisjen e negociatave te anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sipas shumicës dërrmuese të deputetëve holandezë, “rezultatet e Shqipërisë janë të pamjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë”
Parlamenti holandez i kërkon qeverise që të mos shprehet në favor të propozimit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, pasi thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar pesë kushtet e vendosura nga Brukseli, ndërsa theksin e vendos tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit.
“Duke vënë në dukje se Shqipëria në mënyrë të qartë nuk i përmbush pesë kushtet e përcaktuara në bazë të këtij raporti të progresit, sepse nuk ka histori në reformën ligjore, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit. Vëren se në bazë të këtij progres-raporti nuk mund të hapen negociatat për pranim. Qeveria holandeze nuk duhet të votojë në favor të propozimit të KE për hapjen e negociatave”, thuhet në mocionin e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës, të hartuar nga Van Helvert, Omtzigt, Anne Mulder, Van der Graaf, raporton “TCH”.
Më herët ishte gazeta holandeze “De Telegraff” që njoftoi se Holanda ka vendosur të bllokojë hapjen e negociatave dhe ky është mesazhi që shumica e dhomës së përfaqësuesve do t’i dërgojë përmes qeverisë në samitin e radhës të ministrave të jashtëm të BE, përcjell albinfo.ch.
Deputetët e partive VVD, CDA, CU, PVV, SP dhe 50Plus kishin deklaruar se do të votonin kundër hapjes së negociatave të BE me vendin tonë dhe Maqedoninë me argumentin se ende nuk është bërë sa duhet në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
“Kemi një shqetësim serioz për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Stephanus Abraham Blok. Gazeta thotë se kjo është edhe arsyeja se përse gjashtë parti parlamentare bashkuan votat për ta ndaluar qeverinë që të pranojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.
“Po, ka progres në Shqipëri, si për shembull me reformën në gjyqësor, por nga 800 gjykatës vetëm 10 janë testuar. E me këtë me këtë nuk mund të thuash që vendi është gati për hapjen e negociatave”, ka deklaruar Deputeti i CDA, Van Helvert, para votimit në Parlament.
“De Telegraaf”, shkruan se vetëm dy parti parlamentare, D66 dhe GroenLinks janë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe ato besojnë se dy shtetet ballkanike do angazhohen seriozisht për sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit e korrupsionit nëse do të kenë një perspektivë të qartë pranimi. Holanda ishte një nga tre vendet skeptike përhapjen e negociatave te Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














