Lajme

Parisi rebelohet kundër presidentit: Macron nuk e duam pasaportën tënde

Kjo është fundjava e pestë që qytetarët atje protestojnë kundër pasaportës së vaksinimit.

Me qindra qytetarë u mblodhën në rrugët e Parisit të shtunën duke bërtitur “Macron ne nuk e duam pasaportën tënde të vaksinimit”.

Kreu i partisë së Patriotëve Florian Philippot që mobilizoi edhe protestat tha se kjo gjë është e papranueshme.

“Është e pakonceptueshme dhe e papranueshme që ju duhet të tregoni të dhënat tuaja shëndetësore apo të dhënat tuaja të vaksinimit për të pirë një kafe në tarracë”

Qytetarët në Francë duhet të tregojnë pasaportën e vaksinimit për të bërë aktivitetet zakonisht rutinë, të tilla si pirja e kafesë në një lokal ose udhëtimi në një tren ndërqytetas.

E gjithë kjo është pjesë e një plani të mbrojtur nga Presidenti Emmanuel Macron për të zvogëluar infeksionet Covid-19 , transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.

Macron, i cili është shprehur i acaruar me protestat, shpreson se plani do të ndihmojë në rritjen e vaksinimeve dhe shuarjen e valës së katërt të koronavirusit në Francë në një strategji të ngjashme me atë të fqinjëve të BE -së, si Italia dhe Gjermania.

Leja në fjalë gjenerohet në një barcode, ose në të kundërtë duhet të kesh një vërtetim që je vaksinuar plotësisht ,dhe një test të fundit që tregon se je negativ .