Shkurt.ch
Paralizohet qarkullimi i trenave në linjën Cyrih-Bernë
Ndërkohë, pas disa orëve bllokimi, ka filluar sërish lëvizja e trenave në këtë linjë që është më e rëndësishmja në nivel nacional. Por, ky qarkullim është ende i kufizuar
Një çrregullim në qendrën e udhëheqjes elektrike të trenave në stacionin Hekurudhor në Schlieren (Cyrih) ka paralizuar gjithë qarkullimin e trenave në relacionin Cyrih-Bernë.
Ndërkohë, pas disa orëve bllokimi, ka filluar sërish lëvizja e trenave në këtë linjë që është më e rëndësishmja në nivel nacional, shkruajnë mediat zvicerane. Por, ky qarkullim është ende i kufizuar ndërsa SBB/CFF (Ndërmarrja Federale e Hekurudhave) nuk jep ndonjë shpjegim lidhur me shkaqet e defektit, transmeton albinfo.ch
Nga paraliza ishin prekur të gjitha linjat nga Cyrihu përmes Lenzburgut drejt Oltenit dhe shumica e linjave regjionale (S-Bahn) në mes Cyrihut dhe Kantonit Aargau.
Pasagjerët që udhëtojnë nga Cyrihu në Bernë, SBB i ka udhëzuar që të devijojnë duke marrë trenin nga drejtimi i Lucernit ose trenin regjional S6 përmes luginës Furttal.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














