Lajme
Paralajmëron Biden: Mund të ndodhë shpërthim terrorist në 24-36 orët e ardhshme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se situata në Kabul vijon të jetë shumë e rrezikshme dhe se një tjetër sulm kamikaz, si ai që vrau më shumë se 150 civilë, mund të ndodhë brenda 36 orëve të ardhshme.
“Kërcënimi për sulme terroriste në aeroport vijon të jetë i lartë. Komandantët më kanë informuar se një sulm tjetër ka shumë mundësi që të ndodhë në 24-36 orët e ardhshme. U kam thënë që të marrin të gjitha masat e mundshme për të pasur prioritet sigurinë e trupave tanë”, deklaroi Biden, raporton CNN përcjell Albinfo.ch.
Presidenti amerikan theksoi se sulmi me dron ndaj ISIS-K, ku sipas Pentagonit janë vrarë dy persona me peshë të këtij grupimi, nuk do të jetë i fundit.
“Thashë që do t’i gjenim personat përgjegjës për sulmin kamikaze ndaj trupave tanë dhe civilëve të pafajshëm në aeroport dhe këtë gjë bëmë. Ky sulm nuk është i fundit. Do të vazhdojmë të ndjekim çdo person të përfshirë në atë sulm të tmerrshëm dhe ata do të paguajnë për atë që bënë”, tha Biden
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare












