Maqedonia
Paralajmërohet rritja e pagës minimale
Pra, rrogat vazhdojnë të rriten dhe në këtë drejtim duhet të vazhdojmë së diskutuari me punëdhënësit sepse ekziston hapësirë për rritje plotësuese të rrogës minimale
Ministri i Financave i Maqedonisë, Tragan Devdovski paralajmëron rritje të reja të rrogës minimale.
Në një intervistë dhënë për “Radion Evropa e Lirë”, Tevdovski ka theksuar se paralelisht me rritjen e rrogës mesatare, rritet edhe rroga minimale, transmeton ‘Alsat’.
Bazuar në masat e Ministrisë së Punës dhe politikës sociale, Tevdovski paralajmëron rritjen e ardhshme të rrogës minimale në muajin prill, përcjell albinfo.ch.
“Politika e rritjes së pagave është prioritet i Qeverisë për të cilin luftojmë. Përmes zgjidhjes ligjore mundësuam mekanizëm për rritje konstante të rrogës minimale, duke u varur nga rritja e rrogës mesatare, Prodhimi Bruto Vendor, ndërsa për rritjen e PBV-së dhe rritjen e çmimeve, tani në muajin prill, Ministria e punës dhe politikës sociale ka paralajmëruar rritje të rrogës minimale bruto diku mbi 500 denarë. Pra, rrogat vazhdojnë të rriten dhe në këtë drejtim duhet të vazhdojmë së diskutuari me punëdhënësit sepse ekziston hapësirë për rritje plotësuese të rrogës minimale”, u shpreh Dragan Tevdovski.
E-Diaspora
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën Laert Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana më 2017. Ai u vendos në Nju-Jork,...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen