Shkurt.ch
Papunësia, niveli më i ulët dhjetëvjeçar në Zvicër
Bëhet fjalë për nivelin më të ulët dhjetëvjeçar për të katërtin muaj rresht. Më parë, shifrat arritën këtë vlerë për herë të fundit në shtator 2008
Gjithashtu gjatë muajit gusht shkalla e papunësisë mbeti 2.4 për qind. Punëdhënësit duhet të raportojnë vendet e lira në qendrat rajonale të punësimit RAV.
Bëhet fjalë për nivelin më të ulët dhjetëvjeçar për të katërtin muaj rresht. Më parë, shifrat arritën këtë vlerë për herë të fundit në shtator 2008. Me gjithë ndryshimet sezonale, norma e papunësisë mbeti e pandryshuar me 2.6 për qind, përcjell albinfo.ch.
Ekonomistët e anketuar kishin parashikuar një vlerë prej 2.4 për qind për muajin në fjalë, ndërsa nga ndryshimet sezonale nga 2.5 në 2.6 për qind.
Një total prej 107’893 njerzëve ishin raportuar si të papunë në fund të gushtit në qendrat rajonale të punësimit (RAV), sipas sondazheve të kryera nga Sekretariati i Shtetit (Seco), 1’841 më shumë se muajin e kaluar.
Krahasuar me muajin e kaluar, papunësia ka rënë nga 27’685 persona (-20,4%), siç njoftoi SECO. Në gusht 2017, papunësia ishte ende në 3.0 për qind.
Numri i të rinjve të papunë u rrit gjatë muajit gusht në krahasim me muajin e kaluar me 23 për qind, në 14’498, në mënyrë që norma u rrit më tutje në 2.6 për qind. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, megjithatë papunësia mes 15 dhe 24-vjeçarëve ra me 23 për qind.
Kur është fjala për moshat e tjera, normat u përmirësuan pak krahasuar me muajin e kaluar. Sipas rajonit, shkalla e papunësisë në Zvicër gjermane me 2.0 për qind (i pandryshuar) dhe ka vazhduar dukshëm më e ulët se sa në Zvicrën Perëndimore dhe Ticino (3.4% në 3.3%).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet













