Shkurt.ch
Papunësia në Zvicër, në nivelin më të ulët në dekadën e fundit
Ndërkohë, norma mesatare e papunësisë së të rinjve në vitin 2018 ishte 2.4 për qind, 0.7 për qind më pak se një vit më parë
Norma mesatare mujore e papunësisë në Zvicër vitin e kaluar ishte 2.6 për qind, shifra më e ulët në dhjetë vjetët e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO).
Shkalla mesatare mujore e papunësisë në vitin 2017 ishte 3.2 për qind, ndërsa në vitin 2016 kjo shifër ishte 3.3 për qind, shkruan “The Local”.
Në një deklaratë, SECO bëri të ditur se shifrat e vitit 2018 treguan se ekonomia zvicerane dhe tregu i punës janë si kurrë më parë, përcjell albinfo.ch.
Shifrat tregojnë se mesatarja mujore për numrin e njerëzve të regjistruar si të papunë me zyrat e vendit të punës vitin e kaluar ishte 118,103.
Ndërkohë, norma mesatare e papunësisë së të rinjve në vitin 2018 ishte 2.4 për qind, 0.7 për qind më pak se një vit më parë, përcjell tutje albinfo.ch. Shkalla e papunësisë për muajin dhjetor ishte 2.7 për qind, ose 2.4 për qind pas rregullimit sezonal.
Nga 119,661 njerëz të regjistruar që kërkojnë punë në fund të muajit të kaluar, 51,1 për qind ishin zvicerane, ndërsa 48,9 për qind ishin shtetas të huaj, transmeton albinfo.ch.
Gjithsej 15,993 njerëz – ose 13.4 për qind e të gjithë punëkërkuesve të regjistruar – kishin qenë të papunë për të paktën 12 muaj.
Bum ekonomik
Shifrat treguan se ekonomia zvicerane është e qëndrueshme dhe se tregu i punës është në formë të mirë, sipas SECO, shkruan albinfo.ch. Numri i të papunëve ra ndjeshëm deri në korrik, pas së cilës mbeti në një nivel të ulët. Nga nëntori, efektet sezonale çuan në një rritje të të papunëve.
Në fund të dhjetorit, në Qendrat Rajonale të Punësimit (RAV) u regjistruan 119,661 persona. Kjo ishte 9,187 më shumë krahasuar me muajin nëntor. Shkalla e papunësisë në këtë mënyrë u rrit me 0.2 pikë përqindjeje, në 2.7 për qind, por mbeti në nivelin sezonal prej 2.4 për qind.
Vlerat përafërsisht korrespondojnë me pritjet e ekonomistëve. Në prag të publikimit ishte pritur një normë papunësie prej 2.6 deri 2.7 për qind për muajin dhjetor. Parashikimet për shifrat e rregulluara sezonale ishin 2.4 dhe 2.5 për qind.
Përveç kësaj, SECO llogariti 197,950 punëkërkues në muajin në fjalë, 7738 më shumë se në muajin paraprak. Megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar numri ra me 6.6 për qind.
Zhvillimi i mirë në tregun e punës do të lehtësojë edhe financat federale. Viti financiar 2018 mbylli fondin e kompensimit të sigurimit të papunësisë me një suficit prej 1.11 miliardë franga zvicerane, kështu kreditë mund të përgjysmohen në 1.1 miliard.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












