Shkurt.ch
Papunësia gjatë korrikut në Zvicër, 3.1%
Sipas Seco-s kemi një ngritje të vogël të papunësisë, prej 0.3% në krahasim me qershorin
Gjatë korrikut shkalla e papunësisë në Zvicër ka mbetur praktikisht e njëjtë me atë që ishte shënuar në muajin qershor. 498 më shumë të paraqitur si të papunë gjatë korrikut nuk e ndryshojnë përqindjen e përgjithshme që është 3.1%. Ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar numri i punëkërkuesve është rritur për 5.3%.
Nëse nuk merren parasysh efektet sezonale (punësimi i shtuar në fusha të caktuara), sipas Sekretariatit Shtetëror për Ekonomi (Seco) kemi një ngritje të vogël të papunësisë, prej 0.3% në krahasim me qershorin.
Ndërkaq, gjatë korriku ka pasur një rritje të ndjeshme të papunësisë së të rinjve.
Sipas Seco-s, gjatë këtij muaji ishin regjistruar 8.4% më shumë të rinj nga mosha 15-24 vjeçare si të papunë krahasuar me muajin paraprak. Eedhe në krahasim me muajin korrik të vitit 2014 ka pasur një rritje prej 3.2%.
Në të njëjtën kohë janë regjistruar më pak vende të lira pune. Në të gjitha qendrat regjionale të punësimit (RAV) janë paraqitur 10.352 vende të lira pune ose 1135 më pak se një muaj më parë. Ndërsa krahasuar me korrikun e një viti më parë, numri i vendeve të lira të punës është zvogëluar për një të pestën.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











