Kosova
Pakot nga diaspora: 72,746 janë aprovuar, ndërsa 2,844 janë refuzuar
KQZ ka bërë të ditur se deri në fund të ditës së shtunë, më 13 qershor 2026, janë trajtuar gjithsej 75,590 pako. Prej tyre, 72,746 janë aprovuar, ndërsa 2,844 janë refuzuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdojnë aktivitetet lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor 2026.
Sipas të dhënave të publikuara të dielën, më 14 qershor 2026 në ora 09:00, janë numëruar 36 kuti votimi, ndërsa gjithsej janë regjistruar dhe përgatitur 156 kuti votimi që do të përfshihen në platformën e rezultateve me vazhdimin e procesit të vlerësimit, transmeton albinfo.ch.
Sipas KQZ-së, procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga diaspora është dinamik dhe zhvillohet paralelisht me përditësimin e rezultateve, me qëllim sigurimin e transparencës dhe informimit në kohë reale të publikut.
Votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar në këtë mënyrë.
Ndërkohë, në qendër të procesit të vlerësimit të pakove të ardhura nga diaspora, KQZ ka bërë të ditur se deri në fund të ditës së shtunë, më 13 qershor 2026, janë trajtuar gjithsej 75,590 pako. Prej tyre, 72,746 janë aprovuar, ndërsa 2,844 janë refuzuar.
Arsyeja kryesore e refuzimit të fletëvotimeve me postë është mungesa e dëftesës së regjistrimit, e cila është evidentuar në 2,571 raste. Kjo dëftesë përmban të dhëna unike të votuesit dhe lëshohet nga KQZ gjatë procesit të regjistrimit.
Përveç kësaj, janë evidentuar edhe arsye të tjera të refuzimit, përfshirë raste kur në një pako janë gjetur më shumë se një fletëvotim ose më shumë se një person (177 raste), kur votuesi ka dërguar pakon nga shteti tjetër nga ai ku ishte regjistruar (21 raste), kur në pako është gjetur vetëm dëftesa pa fletëvotim (27 raste), si dhe raste me mungesë të pullës apo vulës postare (5 raste). Është evidentuar gjithashtu një rast kur fletëvotimi ka qenë i shtypur, si dhe 42 zarfe të dërguara gabimisht.
KQZ ka bërë të ditur se tërheqja e pakove me fletëvotime nga 23 kutitë postare në 22 shtete të ndryshme, përfshirë edhe atë në Kosovë, është përmbyllur më 8 qershor 2026. Nga ky proces janë tërhequr mbi 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat aktualisht janë në faza të ndryshme të vlerësimit dhe përpunimit.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













