Lajme
Pakistani emëron ambasador në Kosovë
Sipas MPJ-së, ambasadori Muhammad Haroon Shaukat, është emëruar ambasador jo-rezident i Republikës së Pakistanit në Kosovë. Ai është një diplomat pakistanez i karrierës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, ka pranuar një notë verbale nga Ambasada e Pakistanit në Turqi, me të cilën njoftohet për vendimin e Qeverisë së Republikës Islamike të Pakistanit për emërimin e ambasadorit në Turqi, Muhammad Haroon Shaukat, ambasador jo-rezident në Republikën e Kosovës.
Vendimi i Pakistanit vjen pas njohjes së pavarësisë së Kosovës më 24 dhjetor 2012.
Sipas një njoftimi lëshuar nga MPJ e Kosovës, ambasadori Muhammad Haroon Shaukat, është një diplomat pakistanez i karrierës, me një përvojë të gjatë në shërbimin diplomatik të Pakistanit, duke shërbyer në misione të ndryshme të këtij shteti, si në Paris, Nju Jork e vende të tjera.
Sipas MPJ-së, Haroon Shaukat, ka qenë ambasador i Pakistanit në disa vende shumë të rëndësishme të botës përfshirë edhe Brazilin, Bolivinë, Kolumbinë dhe Paraguain.
“Republika e Kosovës në vazhdimësi ka shprehur vullnetin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral me Pakistanin”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të lobimit për njohjen e Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sipas MPJ-së, gjatë kontakteve të shpeshta me udhëheqësit e Pakistanit, përfshirë edhe takimet me ministren e Punëve të Jashtme, Hina Rabbani Khar, përveç që kishte kërkuar njohjen nga ky shtet, kishte theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale më Pakistanin.
“Tashmë, pas njohjes së Kosovës nga Pakistani, dy shtetet po ecin me hapa të shpejtë drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe avancimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve”, konsideron MPJ.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












