Kosova
‘Pagat ofenduese’ largojnë mjekët nga Kosova
Në tre muaj të parë të viti 2022, sistemin shëndetësor të Kosovës e kanë lënë 62 mjekë.
Largimi i këtyre mjekëve nga Kosova po konsiderohet si shqetësues dhe alarmante për funksionimin e mëtutjeshëm të shëndetësisë në vendin tonë.
Anëtari i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, i cili edhe njëherësh është infektolog, ka konsideruar se Ministria e Shëndetësisë është pa strategji për mbajtjen e mjekëve në Kosovë.
“Derisa Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë strategji lidhur me mbajtjen e mjekëve në vendet e tyre të punës, atëherë largimi i mjekëve nga Kosova është i pritshëm. Ministria e Shëndetësisë aktualisht nuk është parë me një strategji të mirëfilltë për menaxhimin e situatës në vend”, ka thënë Dreshaj për Demokracia.
Ai ka përmendur edhe faktorin e dytë dhe gjendjen sociale me të cilën ballafaqohen mjekët. “Faktori i dytë lidhur me migrimin është situata sociale e mjekëve, të cilët po ballafaqohen me ekzistencën në vend. Ata kryejnë shkollë për t’u punësuar, por nuk kanë vend pune. Ata edhe nëse punësohen, rrogat e tyre janë ofenduese, nuk janë dinjitoze për punën që e kryejnë”, ka thënë Dreshaj.
Ai ka kërkuar nga ekzekutivi që të miratohet Ligji i Pagave sa më shpejt që është e mundur. Dreshaj mendon se Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë cilësorë, duke e konsideruar se “dija gjen vend kudo në botë”.
Ai tutje thotë se mungesa kushteve, sigurimit shëndetësor dhe rrogat janë disa nga arsyet pse largohen mjekët nga Kosova. “Në radhë të parë ka të bëjë me problemin e rrogave, pastaj vijnë sigurimi shëndetësor dhe kushtet në të cilat punojnë”, ka thënë ai.
Vendet e BE-së, kryesisht Gjermania, është duke ofruar kushte të mira të punës për mjekët nga Kosova dhe pikërisht në këtë vend po shkojnë mjekët tanë për të punuar.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













