Kosova
Pacolli: Serbia përdori edhe gratë kundër Kosovës në Interpol
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, më në fund, është paraqitur në Komisionin për Punë të Jashtme, madje para se në mbledhje të arrinin edhe vetë deputetët e Komisionit.
Ai ka thënë se gjithnjë vjen para Komisionit, ndonëse disa herë është shtyrë ky raportim për njohjet, pikërisht për shkak të mungesës së tij.
“Në seancën parlamentare kam refuzuar të vij, sepse kam qenë nervoz, kam pasur frikë se dikush mund të më fyejë edhe atëherë unë do të isha larguar nga atje. Unë nuk e ngacmoj askënd dhe nuk lejoj të më ngacmojë dikush”, ka thënë Pacolli.
Ministri i Jashtëm, Pacolli, thotë se Kosova, prej shtatorit të vitit të kaluar, ka harxhuar më pak se 3 milionë euro për lobim, në krahasim me 30 milionë euro që ka shpenzuar Serbia vetëm për këtë çështje. Komisioni nuk e ka miratuar kërkesën e tij që çështja e Interpolit të mbahet me dyer të mbyllura. Ministri ka thënë se ai nuk flet për Interpolin në prani të medieve.
“Nuk e ndjej obligim të flas këtu”, ka thënë Pacolli, i cili ka shtuar se do ta dërgojë raportin në formë konfidenciale për komisionin, raportin për lobimin e Interpolit dhe atë për njohjet.
Sidoqoftë, duke folur për Interpolin, ai ka thënë se Kosova është tradhtuar nga disa shtete por që, sipas tij, Serbia ka përdorur metoda jo të pastra duke përdorur gra të bukura për t’ua ndryshuar mendjen disa delegacioneve të shteteve nga Afrika. Pacolli, po ashtu, ka thënë se Kosova nuk ka hequr dorë dhe do të aplikojë sërish për anëtarësim në Interpol.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet













