Kosova
Pacolli: Kosova, shembull për tolerancën ndërfetare
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në Ministerialin mbi liritë fetare të thirur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, me ç’rast ka thënë se Kosova është shembull për tolerancën fetare, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij takimi, Pacolli ka thënë se ka paraqitur mozaikun multietnik dhe multifetar të Kosovës.
“Liria fetare është një parim që ka rëndësi për ne, për shkak të historisë sonë, trashëgimisë sonë dhe të ardhmes sonë. Në rrugëtimin tonë përpara ne duhet të shohim përsëri në traditën tonë të gjatë të bashkëjetesës paqësore midis feve të ndryshme, ne, myslimanët, katolikët, ortodoksët, protestantët, hebrenjtë dhe shumë komunitete të tjera jetojmë së bashku në harmoni dhe bashkëjetesë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai ka përmendur se Kushtetuta e Kosovës promovon praktikimin e pakufizuar të besimit dhe u jep trajtim të barabartë të gjitha feve në Kosovë dhe pasuesve të tyre, i cili ka njoftuar se Parlamenti i Kosovës është duke punuar për të miratuar një ligj të ri.
“Aktualisht Parlamenti ynë është duke punuar për të miratuar një ligj modern mbi liritë dhe të drejtat fetare që i imponon këto instrumente ndërkombëtare dhe parimet tona kushtetuese në legjislacionin kombëtar. Kosova po krijon mekanizma institucionalë që do të forcojnë angazhimin e Qeverisë me të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë. Kosova është një shembull në rajon dhe më gjerë në lidhje me tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën e religjioneve. Ne do të promovojmë këtë vlerë dhe trashëgiminë e Kosovës dhe jemi të lumtur ta ndajmë atë në mbarë botën”, ka shkruari ai.
Po ashtu, Pacolli është zotuar se do të punojnë me qeverinë amerikane për të adresuar rëndësinë e lirive fetare dhe për të marrë iniciativa të përbashkëta me partnerët tanë.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?