Kosova

Osmani: Vuçiq, duke blerë gazin rus po financon luftën e Putinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke blerë gazin rus po e financon luftën e presidentit rus, Vladimir Putin.

Me anë të një postimi në Twitter, presidentja Osmani ka thënë se vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë nuk duhet të injorohet nga BE-ja. “Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën destruktive që ka marrë”, ka shkruar Osmani.