Kosova
Osmani nga Parisi: Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Presidentja, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka takuar disa liderë në Paris ku po qëndron për një samit ndërkombëtar mbi inteligjencën artificiale.
Ajo tha se atje u takuar me presidentin francez Emmanuel Macron, zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, kryeministrin indian Narendra Modi dhe atë kanadez Justin Trudeau, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba.
“Në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI), ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat”, ka shkruar Osmani.
Ajo tha se momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike dhe ekonomike, si dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim.
“Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botërorë, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë”.
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












