Kosova

Osmani: “NATO-n e shohim si një garanci për siguri e paqe

Presidentja Osmani në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore tha se Kosova NATO-n e sheh si një garanci për siguri e paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Këto komente ajo i bëri gjatë fjalimit të saj në Samitin për Demokraci të Evropës Juglindore më temën: “Lufta në Evropë: ndikimi në Ballkan”, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan i SHBA-së, që po mbahet në Mal të Zi. Gjatë fjalimit të saj ajo u fokusua edhe në ndryshimin e arkitekturës së sigurisë në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.