Kosova
Osmani mohon akuzat: Takimet me qytetarë s’janë ndalur asnjëherë
Ish-presidentja thotë se pretendimet se ajo po i takon qytetarët vetëm së fundmi janë dezinformata dhe publikon pamje nga vizitat gjatë mandatit të saj.
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mohuar deklaratat e disa zyrtarëve politikë se ajo ka nisur t’i takojë qytetarët vetëm këto ditë, duke i cilësuar këto pretendime si dezinformata, përcjell albinfo.ch.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Osmani ka publikuar edhe fotografi nga vizitat e saj nëpër komuna dhe zona të ndryshme të vendit gjatë mandatit të saj si presidente.
Ajo tha se takimet me qytetarë nuk janë ndalur asnjëherë dhe se gjatë pesë viteve të mandatit ka qenë vazhdimisht e pranishme në terren.
“Meqenëse ka njerëz brenda politikës që po ankohen se pse po i takoj qytetarët, e disa madje dezinformojnë se nuk e kam bërë më herët, ja e vërteta. Përgjatë pesë viteve mandat, vazhdimisht kam vizituar komunat, kam takuar qytetarët, kam mbështetur grupet e margjinalizuara dhe kam qenë pranë njerëzve të vyer e të urtë të vendit tonë”, ka deklaruar Osmani.
Ajo shtoi se ka vizituar fshatra e lagje të ndryshme, shkolla, kopshte, spitale dhe institucione të tjera, duke përmendur edhe shoqatat e zjarrfikësve.
Sipas saj, lidhja me qytetarët do të mbetet baza kryesore e angazhimit të saj edhe në të ardhmen.
“Këto vizita nuk janë ndalur asnjëherë, sikurse dje, ashtu edhe sot e mbi të gjitha në të ardhmen. Bazamenti më i fortë i angazhimit tim do të mbetet pikërisht lidhja me qytetarët… Shihemi në komunën e radhës”, u shpreh Osmani./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













