Zhvillim
Osman Sadiku: “Burgosja e Kurtit, nuk është politike”
Por opozita është edhe më zi. VV e cila e ka plot gërmazin patriotizëm, në njëfarë mënyre as nuk e njeh Shtetin e Kosovës.
Situata aktuale në Kosovë, por edhe e tërë çështja e Kosovës është shumë komplekse. Kush mendon dhe premton se zgjidhja është e lehtë, gabohet rëndë. Atje nuk janë në pyetje vetëm interesat e shqiptarëve. Aty tangohen interesat e shumë të tjerëve, të miqve e të armiqve të Kosovës (shqiptarëve). Përkundër kësaj përgjegjësia kryesore bie mbi popullin e Kosovës. Nga ai kanë dalë këta politikanët tanë të pangopur, të papërgjegjshëm e mbi të gjitha, të paditur. Në pushtet kanë mbetur/ardhur dy partitë më të armiqësuara. Ata, në vend se të punojnë së bashku, tërë kohën e shantazhojnë dhe i vënë kurthe njëri tjetrit. Këto parti nuk i lidh asgjë, as parimet, as programet, por vetëm një fakt i vetëm, mbetja në pushtet, shprehet Sadiku për albinfo.ch.
Por opozita është edhe më zi. VV e cila e ka plot gërmazin patriotizëm, në njëfarë mënyre as nuk e njeh Shtetin e Kosovës. Ata si në të shprehur, si në veprim ashtu edhe në të menduar janë lidhur për një ideologji të dështuar. Një ideologji që me traditën dhe civilizimin shqiptar nuk ka asgjë të përbashkët. VV, eksponentët e të cilës e kanë plot gojën patriotizëm dhe antikorrupsion, është lidhur me dy parti tjera të cilat kur vetë ishin në pushtet s‘kanë lënë gjë të keqe pa bërë. Më e keqja është se VV po përdor dhunë, e dhuna s`është asfarë zgjidhjeje, përkundrazi ajo prodhon vetëm humbës ndër ne.
Parimisht jam kundër dhunës dhe burgosjeve politike. Por burgosja e z. Kurti dhe vartësve të tij nga këndvështrimi im nuk është politike. Ata nuk po burgosen për mendimet fisnike dhe të mbrapshta të tyre, por për ushtrim dhune. Edhe në Zvicër kush përdor dhunë kundër individit apo institucionit, burgoset dhe dënohet. Është e drejtë legjitime e opozitës për ta kritikuar dhe demaskuar pushtetin, por përmbysja e tij me dhunë është e papranueshme. Opozita s’ka nevojë ta kritikojë pushtetin në „qiell“, siç po bën z. Kurti. Ai duhet të kritikohet në „tokë“ ku realisht asgjë nuk funksionon si duhet. Arsimi, shëndetësia, administrata, gjyqësia, mediet… Pozita, sado e dobët që është, e ka shumicën, e ka edhe legjitimitetin, e opozita, për aq kohë sa dhunën e sheh si mjet për të ardhur në pushtet, nuk ka asgjë. Pra, drita në fund të tunelit nuk po shihet.
Osman Sadiku olitikan i SP-së dhe ekspert i migracionit, Glarus (ky opinion është shkruar për albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











