Kosova
OSBE kërkon rezultate të hetimit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kërkuar rezulate sa i përket hetimit të vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Me anë të një njoftimi, OSBE ka thënë se gjashtë muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, fajtorët vazhdojnë të jenë të lirë dhe publikisht dihet pak rreth progresit eventual të hetimeve, shkruan Albinfo.ch.
Sipas OSBE-së, takimi i kohëve të fundit në mes të hetuesve policorë përkatës nga Prishtina dhe Beogradi si dhe shkëmbimet tjera të tyre janë pozitive dhe ne inkurajojmë komunitetin e zbatuesve të ligjit dhe të gjitha palët e interesuara që të bëjnë maksimumin e tyre për të zbardhur këtë rast.
“Siç kemi thënë në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ky rast është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë dhe ashtu mbetet edhe sot”, thuhet në njoftimin e OSBE.
Politikani serb në Kosovë Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar të këtij viti.
Policia e Prokuroria ende nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë për ndonjë të arrestuar në lidhje me rastin.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë















