Feja
Ortodoksët festojnë pashkët, bëhet thirrje për tolerancë
Toleranca ndërfetare ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër vlerat më të rëndësishme të Republikës së Kosovës, deklaroi presidentja Atifete Jahjaga
Mijëra të krishterë në Kosovë dhe në Shqipëri po e festojnë kremten e pashkëve ortodokse, njërën nga festat më të mëdha të krishterimit që simbolizon ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit në premten e zezë.
Për t’i uruar klerikët ortodoksë serbe të dielën në Manastirin e Deçanit qëndroi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e shoqëruar nga zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson dhe komandanti i KFOR-it Volker Halbauer.
Ata u pritën në Manastir nga Igumani Sava Janjiq dhe disa murgj të tjetër që shërbejnë në këtë objekt fetar.
Presidentja Jahjaga e uroi Igumanin Janjiq dhe të gjithë besimtarit ortodoks për Festën e Pashkëve Ortodokse dhe tha se toleranca fetare në Kosovë është vlera më e madhe e shoqërisë në vend.
“Erdhëm këtu sot në Manastirin e Deçanit, që t’ju uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve, me qëllim që të shpërndajmë mesazhe të tolerancës, solidaritetit dhe të mirëkuptimit për këtë komunite”, deklaroi presidentja Jahjaga.
Toleranca ndërfetare, sipas saj, ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër vlerat më të rëndësishme të Republikës së Kosovës.
“Sepse, ne jemi duke ndërtuar suksesshëm një shtet gjithëpërfshirës, një shtet demokratik ku të gjitha komunitetet dhe secili individ, në mënyrë të barabartë i realizon dhe i gëzon të drejtat e veta”, tha ajo.
Edhe shqiptarët që i takojnë konfesionit ortodoks festuan pashkët. Ndërsa kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatus uron besimtarët për këtë festë. Ai tha se ngjallja e Krishtit u ofron besimtarëve në mënyrë diakronike fuqinë e pashtershme kundër dëshpërimit.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













