Shkurt.ch
Organet për transplantim, pa pëlqimin e dhuruesve!
Ato do të merreshin në rast se pronarët e tyre nuk janë përcaktuar më parë shprehimisht kundër dhurimit të organeve
Arka shëndetësore Assura kërkon që për marrjen në mënyrë automatike të organeve të njerëzve pas vdekjes së tyre, në rast se ata nuk janë përcaktuar më parë shprehimisht kundër dhurimit të organeve. Me këtë qëndrim Assura dëshiron të nxisë debat në opinion.
Ajo, me këtë propozim bën një reagim ndaj sondazhit online të bërë nga vetë ajo, në të cilin 96.8 për qind nga 5000 të anketuarit e siguruar janë shprehur në favor të dhurimit të organeve.
Ndërkaq gjendja në realitet është ndryshe. Janë të pakët në Zvicër ata që dhurojnë organet e tyre. Sipas Assura-s kjo gjendje ka të bëjë me praktikën sipas të cilës, për dhënien e organit nevojitet dhënia e pëlqimit eksplicit të dhuruesit.
Prandaj Assura e lanson këtë qëndrim provokues për ta bërë bërë atë temë debati politik. Ajo madje kërcënon edhe me një iniciativë me këtë temë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













