Futboll
Orari i kuqezinjve nëse kualifikohen në Botëror
Pra, 4 janë stadiumet hipotetike ku Shqipëria do të zhvillojë ndeshjet, të cilët do të përcaktohen këtë të shtunë së bashku me oraret zyrtare
Fillimisht Kombëtarja shqiptare duhet të shkojë në Botëror, pastaj të bëjë llogaritë dhe të analizojë kundërshtarët.
Shqipëria duhet të sigurojë biletën për eventin madhor të vitit 2026 nga “Play Off”-i, ku do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale më 26 mars në Varshavë dhe më pas me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.
Në rast se kuqezinjtë ia dalin, atëherë do të duhet të vendosen në grupin F të Botërorit me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë. Pikërisht me këta të fundit do të ishte ndeshja e parë në grup, më 14 qershor.
Orari dhe stadiumi ende nuk janë vendosur, edhe pse në fakt dy janë opsionet për duelin e parë: “The Jones Stadium” në Arlington, Teksas, dhe stadiumi “BBVA” në Guadalupe, që konsiderohet si impianti më i mirë në Meksikë, transmeton albinfo.ch.
Sfida e dytë kundër Holandës do të luhet sërish ose në Guadalupe, ose në NRG Stadium në Hjuston, më 20 qershor. Dueli i fundit në grup do të jetë më 25 qershor kundër Japonisë, në Harrouhid Stadium në Kansas ose në Teksas.
Pra, 4 janë stadiumet hipotetike ku Shqipëria do të zhvillojë ndeshjet, të cilët do të përcaktohen këtë të shtunë së bashku me oraret zyrtare.
Kujtojmë se nga çdo grup kualifikohen për në fazën e ardhshme të Botërorit 2 skuadrat e para dhe 8 të tretat më të mira.
Eventi do të nisë me sfidën Meksikë–Afrikë e Jugut më 11 qershor.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










