Kosova
Opozita nuk i përgjigjet ftesës së Veselit për tryezën politike
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar udhëheqësit e të gjitha partive politike parlamentare në një takim të përbashkët, me qëllim të arritjes së konsensusit nacional për fazën e dialogut Kosovë-Serbi.
Veseli ka propozuar që takimi i parë të mbahet nesër në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës.
“Spektri politik kosovar, të gjithë së bashku, pozitë dhe opozitë, duhet të jetë i konsoliduar dhe i përgatitur. Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta ketë rolin kryesor të mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes në këtë proces të rëndësishëm”, thuhet në ftesën e kryekuvendarit .
Por, në këtë takim do të jenë të pranishme vetëm partitë e koalicionit qeverisës dhe jo edhe ato të opozitës.
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se Kadri Veseli bashkë me Hashim Thaçin, më 2017-n, pa paralajmërim e çuan vendin në zgjedhje dhe dërguan LDK-në në opozitë, duke thyer të gjitha marrëveshjet të shkruara e të pashkruara.
“Ata e deshën LDK-në në opozitë, prandaj lëreni LDK-në të luajë rolin e saj opozitar. Koha është për tryezë për zgjedhje e jo për zgjidhje”, ka shkruar Avdyli në Facebook. Në takim nuk do të marrë pjesë as Lëvizja Vetëvendosje.
Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë për KTV-në se ftesa e Veselit është e pakuptimtë meqë nesër në të njëjtën kohë është edhe seanca plenare ku do të ketë debat parlamentar për procesin e dialogut me Serbinë.
“Nuk besoj që do të marrim pjesë. Ne do të kemi mbledhjen e grupit parlamentar ku do të diskutohet edhe për këtë ftesë, por e konsiderojmë të panevojshme të marrim pjesë me faktin se tashmë është Kuvendi që do të ketë një debat për dialogun”, është shprehur Haxhiu.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë















