Kosova
Opozita në Kuvendin e Kosovës, pati tejkalim të autorizimeve kushtetuese
LDK-ja, duke e cilësuar skandal dëbimin e tyre, ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë me 4 pika. Partitë opozitare, LDK-ja dhe VV-ja, kanë akuzuar presidentin Thaçi se është urdhërdhënësi i aksionit
Me kërkesën e LDK-se dhe Vetëvendosjes, Kuvendi i Kosovës po debaton në seancë të jashtëzakonshme për deportimin e gjashtë shtetasve turq. Opozita në Kuvend ka thënë se është bërë tejkalim i autorizimeve kushtetuese dhe duhet dikush të marrë përgjegjësi. Opozita ka akuzuar kryeministrin Haradinaj dhe presidentin Thaçi.
LDK-ja, duke e cilësuar skandal dëbimin e tyre, ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë me 4 pika. Partitë opozitare, LDK-ja dhe VV-ja, kanë akuzuar presidentin Thaçi se është urdhërdhënësi i aksionit, derisa kanë thënë se ai e kishte anashkaluar tërësisht kryeministrin.
Duke e dënuar dëbimin e shtetasve turq, shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, AAK-së dhe Nismës kanë kërkuar përgjegjësi dhe informata shtesë për rastin. Por në mbrojtje të këtij aksioni të dëbimit është shprehur deputeti turk në Kuvendin e Kosovës, Fikrim Damka i cili e ka quajtur terroriste organizatën Feto. Në seancë, në emër të qeverisë ka folur Ministri i Drejtësisë, i cili u mundua ta justifikojë dëbimin pa folur në përgjithësi për numrin e të dëbuarve në Kosovë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











