Bota
Operë, edhe për fëmijët në Londër
Shtëpia Mbretërore e Operës në Londër është duke udhëhequr punëtorinë e quajtur Opera Dots, ndryshe punëtori për foshnjat, duke dashur kështu të krijojnë bazën e adhuruesve të ardhshëm.
Nën tavanin nga qelqi, një grup fëmijësh të vegjël buzëqeshin, derisa përpiqen të këndojnë e vallëzojnë bashkë me kompozimin Hansel and Gretel. Disa prej fëmijëve janë të mahnitur, derisa kohë pas kohe u shpërndahen edhe ëmbëlsira.
Sipas një raporti vjetor të Shtëpisë Mbretërore të Operës, ndjekja e operave në këtë zonë ka rënë për 137 mijë njerëz që nga viti 2013.
Tani programi ka për qëllim të kthejë famën në këtë shtëpi arti dhe ta bëjë më të qasshme për gjeneratat e reja.
“Kjo ndodh shkaku i dëshmive që ky lloj arti ka në vitet e hershme të arsimit, andaj ajo çfarë duam të bëjmë është të përfshijmë të rinjtë në programin tonë dhe në punëtori të ndryshme”, tha udhëheqësja e programeve Amy McGan.
Kurset që ofrohen këtu fillojnë me foshnja të vogla që nga 3 muaj, dhe vazhdon me fëmijët deri në 5 vjet. Specialistja e muzikës për fëmijët në moshë të re, Nicola Burke, e cila ndihmoi në krijimin e kursit, tha se është koha që opera të hapet edhe për të vegjlit.
“Të gjithë njerëzit mund të angazhohen në operë”, tha ajo. Derisa kursi është argëtues, dhe ka shumë vallëzim, opera është reale.
“Për të garantuar se forma autentike e artit po ofrohet këtu dhe qysh nga fillimi i hershëm i jetës”, shtoi ajo.
“Opera është shprehi e mirë që ta kemi më vonë në jetë dhe mendoj se e bën jetën interesante”, tha Jiki Zhou nga juglindja e Londrës, i cili solli vajzën e tij trevjeçare në këtë ngjarje.
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












