Kosova
Operacioni i Policisë për ulëset e fëmijëve në vetura dhe telefonat gjatë ngasjes
Në bazë të ligjit për rregullat e trafikut rrugor, fëmijët nën moshën 12 vjeçare duhet të jenë të siguruar me ulëse të sigurisë për fëmijë
Vendosja e rripit të sigurisë, mungesa e ulëses për fëmijë nën moshën 12 vjeçare dhe përdorimi i telefonit gjatë vozitjes janë pikat kryesore të planit operativ të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Prishtinë.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë ka filluar një plan operativ i cili parasheh gjoba për të gjithë kundërvajtësit që bëjnë shkelje të rregullave në trafik.
Fadil Tashevci nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor ka treguar për KALLXO.com se personat që përdorin telefonin gjatë vozitjes, nuk vendosin rripin e sigurisë dhe nuk posedojnë ulëse të sigurisë për fëmijë do të gjobiten nga policia në bazë të rregullave që parasheh ligji për trafikun rrugor.
“Me planin operativ, siguria në trafik kemi filluar me datën 2 prill për zbulimin e kundërvajtësve të cilët nuk i vendosin rripat e sigurisë gjatë ngasjes, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe personat të cilët nuk kanë ulëse për fëmijët nën moshën 12 vjeçare”, tha Tashevci, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se që nga fillimi i planit policia ka shqiptuar 90 tiketa trafiku për këto kundërvajtje.
“Gjatë ditës së djeshme nga dy zyrtarë policorë janë shqiptuar 50 tiketa, ndërsa sot nga ora 8:00 deri më tani janë shqiptuar 40 tiketa ku janë të përfshira të gjitha kundërvajtjet për rripa të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e ulëses së fëmijëve”, tha ai.
Në bazë të ligjit për rregullat e trafikut rrugor, fëmijët nën moshën 12 vjeçare duhet të jenë të siguruar me ulëse të sigurisë për fëmijë.
Në rast se shoferi i mjetit nuk ka ulëse të sigurisë për fëmijë, dënohet për kundërvajtje me gjobë 100 deri 300 euro. Shoferit i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit në kohëzgjatje prej tre deri në gjashtë 6 muaj.
Ndërsa për rripin e sigurisë dhe përdorim të telefonit gjatë vozitjes shoferi dënohet për kundërvajtje me 40 euro gjobë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












