Lajme
Operacioni “Bridora” kundër shqiptarëve në Britani
Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka urdhëruar njësitë e azilit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve, si një përpjekje për të përshpejtuar dëbimet.
Burime për “Independent” thonë se operacioni kundër emigrantëve shqiptarë të paligjshëm është koduar me emrin “Bridora” dhe synon të trajtojë sa më shumë aplikime dhe t’i largojë ata sa më parë nga ishulli.
Ndërkohë, kryeministri britanik, Rishi Sunak, deklaroi gjatë një interviste se mbetet i zotuar për të kthyer emigrantët e paligjshëm në Shqipëri.
Sunak e konsideroi “qesharak” nivelin e emigrimit të paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar.
“Nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, do të ndaloheni shpejt dhe pastaj brenda disa ditësh apo javësh do të dëgjojmë pretendimin tuaj”, tha Sunak, duke shtuar se deportimi do të jetë i menjëhershëm edhe si një mënyrë për të reduktuar hyrjen e emigrantëve me gomone në Britani./BBC
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












