Kosova
“Open Balkan”, Rama, Vuçiq dhe Zaev me letër të hapur
Dy ditë para takimit të radhës në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”, kryeministrat e Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq përmes një letre të hapur i bëjnë thirrje shteteve të rajonit që t’i bashkohen nismës.
Në letrën që mban firmën e tre kryeministrave, ndër të tjera thuhet se vizioni i tyre është të tejkalohen pengesat sociale, ekonomike dhe tregtare që ngadalësojnë rritjen ekonomike të rajonit nëpërmjet zbatimit të katër lirive themelore të BE-së.
“Ne kemi ndasitë tona, nuk biem dakord për disa çështje politike, por të gjithë e pranojmë se ekonomia dhe katër liritë themelore të BE-së janë mënyra më e mirë për t’i dhënë rajonit tonë shpresë për një paqe afatgjatë. Ballkani i Hapur nuk është një çmim ngushëllues në vend të anëtarësimit në BE, por përkundrazi, një hap i madh drejt tij. Ashtu si Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut parapriu lindjen e Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore, edhe “Ballkani i Hapur” do të mbahet mend si momenti që i afroi kombet tona më pranë Bashkimit Europian dhe drejt anëtarësimit të plotë në bllokun më të madh tregtar në botë”, thuhet në letrën e kryeministrave.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











