Lifestyle
‘One Kiss’ nga Dua Lipa, është top-vidoeklipi i ‘MTV’-s
Kënga e yllit shqiptar Dua Lipa, e realizuar në bashkëpunim me Calvin Harris’, ‘One Kiss’, është shpallur si top-videoklipi i MTV-s, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Video Play Awards’,
Kjo këngë hit, kishte kaluar tetë javë të plota në pozitën e parë në toplistën zyrtare britanike ‘Official UK Chart’, pas lansimit të saj në prill të vitit 2017, ndërsa në nivelin global ishte bërë numër 1 mes 1 janar dhe 3 dhjetor 2018, duke mundur këngën e ‘Clean Bandit’ dhe Demi Lovatos, ‘Solo’, që është renditur e dyta si dhe hitet tjera të këngëtarëve të mëdhenj, si Drake, Ariana Grande, Rita Ora dhe Post Malone.
Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare, duke u paraqitur në festivale dhe emisione të ndryshme televizive si dhe duke u paraqitur në koncerte dhe ceremoni të ndryshme, shkruan Zëri, përcjell albinfo.ch
Po ashtu, ajo për herë të parë këtë vit ka marrë dy nominime për çmimin për të rëndësishëm muzikor, Grammy, ku padyshim se është kandidatja kryesore për ta fituar, edhe pse ka një konkurrencë të fortë.
Këngëtaret shqiptare si Dua, Rita Ora, Bebe Rexha, etj, dita ditës po dominojnë skenën botërore të muzikës, ku përveç famës, ato janë edhe si një ambasador i mirë për shtetin e Kosovës, të cilin ato asnjëherë nuk harrojnë ta potencojnë kudo që paraqiten.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













