Kosova
Olimpiada Shqipëri-Kosovë, nxënësit e klasave të 9-të, konkurrojnë për gjuhën shqipe
Nxënësit e klasave të 9 në Shqipëri dhe Kosovë për herë të parë do të konkurrojnë në një olimpiadë të përbashkët të gjuhës shqipe.
Top Channel mëson se ministritë e arsimit të dy shteteve janë dakordësuar për organizimin e olimpiadës, teksa kanë firmosur urdhrin me datat, oraret dhe vendet e zhvillimit të 4 fazave, transmeton Albinfo.ch.
Si fillim, nxënësit do të testohen në nivel shkolle në mjediset e institucioneve arsimore më 11 mars, ku kusht për pjesëmarrjen është pasja e notës 8 në lëndën e gjuhës shqipe në Shqipëri dhe nota 3 në Kosovë, e prej tyre do të përzgjidhen sipas rezultateve më të mirët nëse kanë fituar mbi 85% të pikëve totale të testit.
Më tej përballja do të kalojë në nivel zyrash arsimore më 20 mars; ndërsa faza e tretë do të realizohet 7 ditë pas në nivel shteti.
Por cilët do të jenë fitimtarët e olimpiadës, shqiptar të Kosovës apo të Shqipërisë?
Finalja e olimpiadës së përbashkët pritet të zhvillohet në Tiranë në nivel ndërshtetëror më 10 prill, ku ata që janë kualifikuar në fazat e mëparshme si absolutët e gjuhës shqipe në Kosovë dhe Shqipëri, do të konkurrojnë me njëri tjetrin për vendin e parë.
Testi do të hartohet nga një grup i përbashkët mes dy shteteve. Koha në dispozicion për secilën fazë do të jetë dy orë për pyetje me një vështirësi më të lartë se ajo që bëjnë në lëndën e gjuhës shqipe në shkollë.
Ndërsa në përfundim të përballjes ndërshtetërore do të shpallen rezultatet, teksa do të organizohet po në Shqipëri një ceremoni për shpërndarjen e certifikatave të nxënësve më të mirë fitues.
Shpenzimet financiare për hartuesit dhe vlerësuesit e testeve në tre faza do të jenë në faturën e përbashkët të ministreve të arsimit, ndërsa faza e fundit do të mbulohet nga pala pritëse, që është përcaktuar në këtë rast Shqipëria./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë "Është e dhimbshme të shohësh mijëra zarfe që nuk hapen dhe nuk arrijnë fare në Kosovë... -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës -
Shkollat Shqipe në Bavari festojnë me krenari 28 Nëntorin në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti









