Lajme
OKB konstaton si të vërteta raportimet për ekzekutimet e talebanëve
Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet ka deklaruar në Këshillin e Kombeve të Bashkuara (OKB), për të Drejtat e Njeriut se, raportet e talebanëve që kryejnë ekzekutime përmbledhëse në Afganistan janë “të besueshme”.
Shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, përfshirë kufizime për gratë dhe rekrutimin e ushtarëve fëmijë, janë raportuar për talebanët, sipas Bachelet.
“Talebanët”, deklaron ajo, “praktikuan një version të rreptë të ligjit islamik (Sheriatit), kur drejtuan Afganistanin, para vitit 2001”, transmeton BBC, përcjell Albinfo.ch.
Që kur morën drejtimin e vendit, militantët janë përpjekur të përcjellin një imazh më të përmbajtur, duke premtuar të drejta për gratë dhe vajzat, si dhe njëfarë lirie të fjalës.
Bachelet tha se, të drejtat e grave janë “themelore”.
Ajo gjithashtu iu ka bërë thirrje shteteve anëtare të OKB-së të krijojnë një organ të dedikuar për monitorimin e të drejtave të njeriut në Afganistan.
Përfaqësuesi i Kinës në OKB tha se, ushtria amerikane dhe forcat e tjera ndërkombëtare duhet të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e të drejtave të njeriut që janë kryer gjatë periudhës së tyre në Afganistan.
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare












