Sport
Ofertë për Shaqirin
Blick, gazeta më e njohur zvicerane, ka raportuar të mërkurën se Monaco ka bërë një ofertë në ditët e fundit për të nënshkruar me Shaqirin.
Siç konfirmohet nga reporteri Andreas Böni, Monaco i ka ofruar Shaqirit 12 milionë euro në sezon për të luajtur në Ligue 1. Gjithashtu raportohet se Monaco janë të gatshëm të bien dakord për një marrëveshje katërvjeçare me 27-vjeçarin, deri në vitin 2023. Gazeta zvicerane pohon se Liverpooli do të ishte i hapur për të shitur Shaqirin, për të cilin kërkon 36 milionë euro.
Për më tepër, Blick gjithashtu pretendon se Liverpooli do të konsideronte po ashtu edhe huazimin e Shaqirit.
Futbollisti kosovar së fundmi është rikthyer nga lëndimi duke iu bashkuar ekipit të Kloppit, pas lëndimit që e kishte në muskulin e këmbës, por nuk dihet se sa minuta do të ketë me ‘Reds’ sezonin e ardhshëm. Vlen të theksohet se në Monaco lojtarët nuk paguajnë taksa. Në Angli, Shaqiri fiton rreth 8 milionë euro bruto (4 milionë neto), raporton insporti.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht













