Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH tregon a do të ketë mbyllje të kufijve
Mbyllja e kufijve kishte ndodhur në mesin e muajit mars dhe kishte zgjatur deri në mesin e muajit qershor
Mbajtja e kufijve të mbyllur nuk është një strategji e zbatueshme për të luftuar kundër koronavirusit të ri, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), ndërsa pranoi vështirësinë e të paturit një strategji gjithëpërfshirëse në nivel ndërkombëtar.
“Do të bëhet pothuajse e pamundur për vendet që t’i mbajnë kufijtë e tyre të mbyllur në të ardhmen e afërt”, tha Michael Ryan, kreu i OBSH-së për Situatat e Emergjencës, në një konferencë virtuale për shtyp.
“Mbajtja mbyllur e kufijve ndërkombëtarë nuk është domosdoshmërisht një strategji e vlefshme”, shtoi ai, ndërsa pranoi se secili shtet duhej të merrte parasysh individualisht rreziqet e hapjes së kufijve të tij, transmeton ATSH.
Ryan theksoi, gjithashtu, vështirësinë e të paturit të një politike, që funksionon për të gjithë dhe se natyra e rrezikut përcaktohej nga situatat lokale dhe kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë















