Bota
OBSH shpall emergjence shëndetësore për shpërthimin e Ebolës
Sipas OBSH-së, deri tani janë raportuar rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 viktima, megjithëse agjencia theksoi se situata nuk i plotëson kriteret për t’u shpallur pandemi globale
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e Ebolës në provincën lindore Ituri në Republikën e Kongos një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, mes frikës për përhapjen e virusit në vendet fqinje.
Sipas OBSH-së, deri tani janë raportuar rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 viktima, megjithëse agjencia theksoi se situata nuk i plotëson kriteret për t’u shpallur pandemi globale, transmeton albinfo.ch.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se ekziston “pasiguri e konsiderueshme” mbi numrin real të të infektuarve dhe shtrirjen gjeografike të virusit.
Sipas autoriteteve shëndetësore, shpërthimi aktual shkaktohet nga varianti Bundibugyo i virusit Ebola, për të cilin aktualisht nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime të miratuara.
OBSH konfirmoi tetë raste laboratorike të virusit, ndërsa raste të tjera të dyshuara janë raportuar në tre zona shëndetësore, përfshirë qytetin Bunia dhe zonat minerare Mongwalu dhe Rwampara në provincën Ituri.
Virusi tashmë ka kaluar kufijtë e RD të Kongos. Dy raste të konfirmuara janë raportuar edhe në Uganda, ku një burrë 59-vjeçar rezultoi pozitiv para se të ndërronte jetë.
OBSH paralajmëroi se vendet fqinje të Kongos janë në rrezik të lartë për shkak të lëvizjes së popullsisë, tregtisë dhe udhëtimeve ndërkufitare. Agjencia u bëri thirrje Kongos dhe Ugandës të krijojnë qendra emergjente për monitorim, gjurmim dhe izolim të rasteve.
Sipas ekspertëve, Ebola përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore dhe shkakton gjakderdhje të rëndë dhe dështim të organeve. Simptomat fillestare përfshijnë ethe, lodhje, dhimbje muskujsh dhe koke, ndërsa më pas shfaqen të vjella, diarre dhe hemorragji.
Virusi Ebola u identifikua për herë të parë në vitin 1976 në territorin që sot njihet si RD e Kongos dhe besohet se është transmetuar fillimisht nga lakuriqët e natës. Ky është shpërthimi i 17-të i Ebolës në vend.
Sipas OBSH-së, shkalla mesatare e vdekshmërisë nga Ebola arrin rreth 50%. Gjatë 50 viteve të fundit, rreth 15 mijë persona kanë humbur jetën nga virusi në vende të ndryshme afrikane.
Shpërthimi më i rëndë në RD të Kongos ndodhi mes viteve 2018-2020, kur humbën jetën afro 2,300 persona, ndërsa vitin e kaluar një tjetër shpërthim shkaktoi 45 viktima.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













