Lajme
OBSH me alarm për përhapjen e shpejtë të Ebolës
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka marrë përmasa alarmante, duke u bërë epidemia më vdekjeprurëse e regjistruar deri më tani në vend.
Që nga shpallja zyrtare e shpërthimit më 15 maj, virusi ka shkaktuar 2,325 viktima, duke tejkaluar bilancin e epidemisë së viteve 2018–2020.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, deri më tani janë konfirmuar 4,945 raste, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 101 raste të reja. Shefi i OKB-së për çështjet humanitare, Tom Fletcher, ka paralajmëruar se ritmi i përhapjes është jashtëzakonisht i lartë, duke thënë se epidemia po shkakton mesatarisht një vdekje çdo 30 minuta.
Virusi është përhapur në gjashtë nga 26 provincat e vendit. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar situatën si “të jashtëzakonshme”, ndërsa shqetësimet për përhapjen përtej kufijve mbeten të larta.
Raste të konfirmuara janë raportuar edhe në Ugandën fqinje, ndërsa pacientë janë trajtuar në Gjermani dhe një rast është konfirmuar në Francë.
Përmasat e epidemisë janë veçanërisht shqetësuese nëse krahasohen me shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore gjatë viteve 2014–2016. Atij shpërthimi iu deshën rreth pesë muaj për të arritur në 1,000 viktima, ndërsa epidemia aktuale në RD të Kongos arriti në 2,000 viktima në vetëm tre muaj.
Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që virusi të ketë qarkulluar i padetektuar që prej muajit shkurt.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore po punojnë për zhvillimin e një vaksine kundër variantit Bundibugyo të virusit Ebola, për të cilin aktualisht nuk ka një vaksinë të miratuar. Autoriteti rregullator britanik MHRA ka dhënë dritën jeshile për nisjen e provave të para klinike te njerëzit.
Vaksina po zhvillohet nga një ekip i Universitetit të Oksfordit dhe bazohet në teknologji të ngjashme me atë të përdorur për vaksinën Oxford-AstraZeneca kundër COVID-19. Paralelisht, edhe tre grupe të tjera shkencëtarësh po punojnë për vaksina të ndryshme kundër variantit Bundibugyo.
OBSH synon që brenda tre muajve të vendosë nën kontroll transmetimin e virusit, por ka sqaruar se kjo nuk do të nënkuptojë domosdoshmërisht përfundimin e plotë të epidemisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












