Futboll
NZZ: Federata Zvicerane e Futbollit e ka humbur kontrollin
Se si po merret Federata Zvicerane e Futbollit me Valon Behramin, është e parespektueshme
Në rastin e Valon Behramit dhe daljes në pension nga ekipi kombëtar zviceran i futbollit, pyetjet po mbeten pa përgjigje. Ajo që është e sigurt: Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka humbur edhe një herë kontrollin mbi një çështje delikate.
Pasi Behrami, në një intervistë për televizionin e Tiçinos pohoi se trajneri i përaqësueses Vladimir Petkoviq e kishte “larguar nga zyra” përmes një telefonate 30 sekondash pa pasur guximin t‘ia thotë këtë në sy. Mirëpo Federata ka thëne se ky nuk është vendim përfundimtar. Dobësitë komunikuese të Petkoviqit kanë qenë të njohura dhe të toleruara edhe më parë nga Federata Zvicerane e Futbollit. Që nga largimi i Kupës së Botës, Petkoviq ka qenë i heshtur, megjithëse do të duhet të shpjegojë shumë gjëra.
Nëse ai nuk ka arritur ta udhëzonte Behramin saktësisht për të ardhmën e tij në përfaqësuesen zvicerane, kjo do të ishte joserioze dhe nuk do të kalonte pa pasoja.
Se si Federata dhe trajneri i përfaqësueses po merren me lojtarin aktualisht më të merituar të skuadrës, është mosrespektuese dhe dëshmon mungesën e ndjeshmërisë, shkruan “NZZ”, përcjell Albinfo.ch.
Deklaratat e Behramit gjithashtu bëjnë të qartë se çfarë shkoi keq një muaj më parë në ekipin kombëtar për shkak të debatit për lojtarët me shtetësi të dyfishtë të nxitur nga sekretari i përgjithshëm Federatës, Alex Miescher. Marrëdhënia në mes të ekipit dhe majës së Federatës është thyer.
Behrami thotë se vendimi kundër tij është politik; ai kishte kundërshtuar disa persona të Federatës. Tani duket se Behrami është sakrifikuar në vend të Miescher. Ky do të ishte një sinjal fatal, shkruan „NZZ“, përcjell albinfo.ch.
Paradoksi i historisë: Për sa i përket përmbajtjes, vendimi do të ishte i guximshëm dhe i drejtë për t‘i thënë lamtumirë Behramit dhe lojtarëve të tjerë me përvojë. Formati i ri i Ligës së Kombeve, ofron krahasime të ekipit kombëtar me kundërshtarët në një nivel të lartë në muajt e ardhshëm, kualifikimi për KE 2020 do të fillojë pas një viti. Do të ishte koha më e mirë për ndryshime rrënjësore.
Por te Behrami Federata Zvicerane e Futbollit ka dështuar ta rregullojë këtë gjë me stil, shkruan „NZZ“ përcjell Albinfo.ch. Ajo përsëri është e stërngarkuar dhe e ç’orientuar. Federata Zvicerane e Futbollit ka humbur lartësinë e komunikimit nga valet e shpeshta të lajmeve dhe kështu po rrëshqet drejt një delitantizmi që e bën atë të padenjë në drejtimin e futbollit zviceran.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














