Shqipëria
Nxënësit e klasave shqipe nga qyteti Rosenheim dhe Kolbermoor vizituan Shqipërinë
Nën moton edhe “Ne flasim shqip”, u zhvillua udhëtimi i nxënësve të klasave shqipe nga Rosenheim dhe Kolbermoor në Shqipëri, me qëllim që të lidhnin mësimin me përjetimin, kulturën dhe takimin me bashkëmoshatarët në atdhe.
Udhëtimi i tyre ka nisur në shkollën 9-vjeçare “Lasgush Poradeci” në Tiranë, ku fëmijët morën pjesë në një orë të gjuhës shqipe dhe një të historisë.
Nxënësit u pritën edhe në Presidencën e Republikës së Shqipërisë nga presidenti Bajram Begaj, teksa paraqitën detyrat e tyre dhe shprehën entuziazmin për këtë mundësi të jashtëzakonshme shkëmbimi përvoje mes bashkëmoshatarëve të lindur e rritur në Gjermani dhe atyre që jetojnë në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
“Ne lexojmë, mësojmë dhe organizojmë me përkushtim pjesë teatrale kushtuar figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Prandaj, nuk mund të largoheshim nga Shqipëria pa vizituar qytetin simbol të rezistencës shqiptare – Krujën. Në këtë qytet historik, fëmijët vizituan Muzeun Kombëtar të Skënderbeut, ku u njohën nga afër me historinë, armët, simbolet dhe qëndresën shekullore të shqiptarëve. Ishte një përvojë prekëse që konkretizoi atë që mësojmë çdo javë në orët tona të gjuhës dhe historisë shqipe në diasporë. Udhëtimin tonë e bëri edhe më të bukur pjesëmarrja në festën e 1 Qershorit, organizuar nga Presidenti i Republikës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












