Bota
Numri i sulmeve terroriste në botë është ulur dukshëm gjatë vitit 2017
Sipas të dhënave të Universitetit Maryland me seli në Shtetet e Bashkuara, gjatë vitit 2017 kanë ndodhur 11 mijë sulme terroriste, gjë që paraqet ulje të numrit të sulmeve, në krahasim me vitin 2014 ku kishin ndodhur 17 mijë sosh.
Megjithëse, grupi militant Shteti Islamik mbeti grupi më aktiv që ka kryer sulme terroriste gjatë vitit 2017,ky grup, megjithatë ka kryer 10 për qind më pak sulme dhe ka shkaktuar 40 për qind më pak vdekje krahasuar me vitin 2016, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Grupi terrorist IS arriti kulmin në vitin 2014, kur bëri përparime në Lindjen e Mesme, duke pushtuar qytetet si Raka në Siri dhe Mosul në Irak. Ata morën përgjegjësinë për një seri sulmesh vdekjeprurëse në Evropë dhe më gjerë.
Përkundër përmirësimit në nivelin global, disa vende të veçanta regjistruan më shumë raste të terrorizmit sesa më parë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 91 persona u vranë në vitin 2017,ose përkthyer në shifra, kjo paraqet një rritje prej 49 për qind.
Turqia ka pasur një ulje prej 67 për qind të sulmeve terroriste, gjithashtu edhe numri i vdekjeve është ulur për 78 për qind.
Në Jemen numri i sulmet terroriste është zvogëluar 57 për qind dhe numri i vdekjeve është zvogëluar për 50 për qind.
Në disa vende është parë rritje e madhe e dhunës terroriste në mes të vitit 2016 dhe 2017, si për shembull në shtetin e Nepalit numri i sulmeve terroriste është rritur për 474 për qind, ndërsa në Mianmar, numri i sulmeve terroriste është rritur për 55 për qind, kurse numri i vdekjeve totale gjithashtu është rritur për 199 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?