Lajme
Në vitin e ri shkollor, numër rekord nxënësish në shkollat fillore të Cyrihut
Viti i ri shkollor në shkollat fillore të kantonit më të madh të Zvicrës fillon me 7980 paralele. Kjo është 134 paralele më shumë se një vit më parë
Të hënën e ardhshme, viti i ri shkollor fillon për më shumë se 157,500 fëmijë dhe të rinj në shkollat fillore publike në kantonin e Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Një temë shqetësuese, si në shumicën e kantoneve, edhe këtu është mungesa e mësuesve.
Megjithatë, me disa përjashtime, pozitat për mësues pritet se do të mund të plotësohen.
Viti i ri shkollor në shkollat fillore të kantonit më të madh të Zvicrës fillon me 7980 paralele. Kjo është 134 paralele më shumë se një vit më parë, shkruan srf.ch.
Ndërsa 15.300 fëmijë do të jenë për herë të parë në kopshtet e fëmijëve. Siç shkruajnë autoritetet e arsimit fillor të Cyrihut, plotësimi i pozitave të mësimdhënies ishte sfidues, por me disa përjashtime, këto pozita tani janë plotësuar.
Nga 17600 punonjës të arsimit, 330 janë mësues pa diplomë mësuesie.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?