Shqipëria
Numër i madh i turistëve në Shqipëri
Shtetasit anglezë kryesojnë me numrin më të lartë të hyrjeve në Shqipëri gjatë muajit janar 2019.
Instituti i Statistikave publikoi sot të dhënat mbi lëvizjet e shtetasve në Shqipëri gjatë muajit janar 2019, ku bën të ditur se, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 7,5 %.
Sipas INSTAT, edhe shtetasit gjermanë që hynë në vendin tonë gjatë kësaj periudhe shënuan një rritje me 7,3% të ndjekur nga zviceranët e polakët që po shtojnë interesin për Shqipërinë jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe për të bërë biznes e për të ndërmarrë sipërmarrje të reja.
Shifrat tregojnë se po rritet interesi i vizitorëve dhe i turistëve të huaj për Shqipërinë, ku edhe për këtë periudhë të fillim vitit 2019, fluksi i vizitorëve të huaj që hynë në vendin tonë shënon shifrën e 209.520 personave, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin janar 2019 arriti në 574.048 persona duke ruajtur pothuaj të njëjtin trend me janarin 2018.
Tashmë jo vetëm plazhet dhe turizmi veror e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion të vizitorëve të huaj, por zhvillimi i një turizmi gjithëvjetor po tërheq vëmendje të shtuar të vizitorëve në çdo muaj të vitit.
Por jo vetëm turizëm, fluksi në rritje i vizitorëve të huaj lidhet edhe me zhvillimin e biznesit dhe sipërmarrjet e reja. Kështu sipas INSTAT Investimet e Huaja Direkte u rritën me 11,6% gjatë 9-mujorit 2018, kundrejt një viti më parë. Ku dominojnë investimet nga Zvicra, Kanadaja, e Austria.
Ndërsa të ardhurat nga turizmi në Shqipëri arritën një vlerë rekord prej 683 milionë euro vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2018, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











