Shkurt.ch
Nuk ka rroga prej 2500 frangash për të papunët
Iniciativa kërkonte që të gjithë njerëzit e moshës madhore në Zvicër të marrin paga bazë prej 2500 frangash për person, pavarësisht se nuk punojnë
Ka përjetuar humbje të thellë në votimin parlamentar iniciativa “Për të ardhurat pa kushtëzim” e iniciuar nga nje grup deputetësh të të majtës. Vetëm 14 parlamentarë kanë votuar në favor të iniciativës ndërkohë që 146 kanë qenë kundër.
Iniciativa kërkonte që të gjithë njerëzit e moshës madhore në Zvicër të marrin paga bazë prej 2500 frangash për person, pavarësisht se nuk punojnë. Një pagë e nivelit të tillë, sipas iniciuesve do të mundësonte një jetë me dinjitet për të gjithë njerëzit.
Por kundërshtarët e shumtë të kesaj iniciative, në mesin e të cilëve edhe shumica e deputetëve të të majtës, e kanë quajtur iluzore dhe jo reale që njerëzit të paguhen në një mënyrë të tillë. Kjo, sipas tyre do të krijonte një joshje të rrejshme te njerëzit dhe do të shkatërronte totalisht sistemin e sotëm të sigurimeve sociale.
Edhe mënyra e financimit të të ardhurave të tilla nuk është plotësisht e qartë në arsyetimin e bartësve të iniciativës.
E-Diaspora
-
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL Në edicionin e dhjetë jubilar, programi dyjavor arsimor dhe kulturor ka mbledhur 42 të rinj nga... -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











