Kosova
Nuk është Zvicra e as Austria, por Malësia e Madhe shqiptare
Dy mërgimtarë shqiptarë ndërtojnë një vend ideal për pushime
Për Shqipërinë është shkruar gjatë gjithë sezonit turistik se është një vend i bukur për t’u vizituar, por tani çdoherë e më shumë po shihet si një vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë muajve të vjeshtës, shkruan albinfo.ch.
Shumë ekseprtë turistik e kanë vlerësuar Shqipërinë si vend që po befason turistët e huaj me bukuritë e saj, me theks të veçantë natyren e saj.
Duke qenë se jemi në stinën e vjeshtës, dhe karshi natyrës dhe ngjyrave vjeshtore në Malësinë e Madhe të Shqipërisë janë ndërtuar edhe disa “guest-house-ve”, shtëpi këto që po ju ngjasojnë atyre zvicerane e austriake, shkruan tutje albinfo.ch.
Nga pamja që të ofrojnë këto “guest-house-ve”, i mrekulluar ka mbetur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke u shprehur se këto pamje që s’janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermosh, një mrekulli e natyrës së Malësisë së Madhe, një destinacion europian gjatë kësaj decade.
Bukuritë dhe dizajnin e këtyre shtëpive e kanë ndërtuar katër djemë të zones së Vermoshit, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë, të cilët mezi po pres t’i takoj e t’u përulem me admirim e respekt për shijen, cilësinë dhe shembullin fantastik të kësaj pune të mrekullueshme që është edhe një pasqyrë kuptimplotë. /Albinfo.ch






E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












