CH-Ballkani
Nuk është e vërtetë se Zvicra “po pranon punëtorë të rinj nga Ballkani”
Përfituesit kanë filluar të organizohen dhe të mashtrojnë njerëzit se në Zvicër po u kërkuakan punëtorë të rinj. Kjo nuk është e vërtetë. Ata pretendojnë t’i bindin njerëzit se pas 6 muajsh do t`u jepet edhe leja e qëndrimit ( viza B). As kjo nuk është e vërtetë
Operacioni «Papyrus» që ka të bëjë vetëm me kantonin e Gjenevës, konkretisht rregullimin e statusit të qëndrimit të atyre që jetojnë dhe punojnë «pa letra» në këtë kanton prej shumë vitesh, ka ngjallur debat dhe interesim të jashtazakonshëm jo vetëm në këtë kanton por edhe më gjerë. Albinfo.ch tashmë disa herë ka informuar lexuesit e saj lidhur me këtë oeracion.
« Operacione » të jashtzakonshme kanë filluar edhe në Kosovë ku njerëz përfitues të situatës së vështirë ekonomike në vend janë në kërkim të viktimave të reja.
Përfituesit kanë filluar të organizohen dhe të mashtrojnë njerëzit se në Zvicër po u kërkuakan punëtorë të rinj. Kjo nuk është e vërtetë. Ata pretendojnë t’i bindin njerëzit se pas 6 muajsh do t`u jepet edhe leja e qëndrimit ( viza B). As kjo nuk është e vërtetë.
Shumë shqiptarë që jetojnë në kushte të vështira ekonomike në Kosovë, tashmë kanë filluar të grumbullojnë shumën e të hollave që iu kërkohet nga « organizatorët » që organizojnë udhëtimet e tyre për në Zvicër. Kjo shumë thuhet të jetë nga 10 deri 20 mijë euro. Ata grumbullojnë këtë shumë duke shitur « kafshatën e gojës » për të siguruar një ardhmëri më të mirë. Shesin tokën, kafshët shtëpiake, traktorët e veturat e tyre, shtëpitë e madje edhe huazojnë para të gatshme nga të tjerët.
Por, duhet sqaruar se Zvicra nuk është duke kërkuar punëtorë të rinj dhe nuk premton të rregullojë qëndrimin e askujt pas 6 muajsh punë, shkruan Mirishahe Limani Hiler. Ajo këtë apel e bën në cilësinë e personit të angazhuar nga sindikata “Sit” në fushatën e informimit të mërgimtarëve dhe në kompletimin e dosjeve lidhur me operacionin «Papyrus», konfirmon Limani Hiler për albinfo.ch. “Njerëz nga Kosova që kanë dëgjuar për këto premtime të rrejshme na telefonojnë ose kontaktojnë me shpresën se Zvicra po u ofron punë ballkanasve”, thotë më titje ajo.
Është i vetmi kantoni i Gjenevës që ka filluar një operacion që quhet «Papyrus» e që ka për qëllim të rregullojë statusin e atyre që jetojnë dhe punojnë në këtë kanton prej shumë vitesh pa status të rregulluar, «pa letra» ose «Sans papiers».
Kriteret për ta plotësuar kushtin janë të shumta, dy prej të cilave janë këto:. Viza e punës u jepet atyre familjeve që i kanë fëmijët nën moshën 18 vjeçare, që ndjekin mësimet prej mëse 5 vitesh në shkollat gjenevase, prindi (apo prindërit) e të cilëve punojnë rregullisht.
Ata që nuk janë të martuar duhet t’i kenë së paku 10 vite ( të pandërprera) qëndrim dhe punë në ketë kanton.
Prandaj, shqiptarët nuk duhet t`u besojnë atyre që duan të përfitojnë nga kjo situatë, thuhet veç tjerash në apel.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











