Jeta në Zvicër
Njoftim i rëndësishëm për sigurimet sociale Kosovë-Zvicër
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori 2019.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton qytetarët me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se Marrëveshja për Sigurime Sociale, e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, hyn në fuqi nga data 01 shtator 2019”, thuhet në komunikatën e MPMS-së.
Ministria njofton se përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator.
“Rrjedhimisht, ju njoftojmë se kërkesat mund të paraqiten nga data 1 shtator 2019, ndërkaq përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019. Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social, të rregulluara më këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave dhe marrje të informatave më të hollësishme mund të paraqiten te autoritetet përgjegjëse/organet ndërlidhëse”, njofton ministria.
Ministria ka bërë të ditur edhe adresat se ku mund të drejtohen qytetarët për informata më të hollësishme, raportojnë mediat kosovare.
1.Në Republikën e Kosovës: Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Divizioni i Pensioneve të JashtmeDepartamenti i PensioneveMinistria e Punës dhe Mirëqenies SocialeRruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.110000 PrishtinaTel +38338211663Republika e Kosovës
2.Në Konfederatën e Zvicrës: Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët):
Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit] Av. Edmond-Vaucher 18 Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2 Schweiz [Zvicër] Tel : +41 58 461 91 11 Faks: +4158 461 97 05 Internet: http:/www.zas.admin.ch
Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit:
IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit] Av. Edmond-Vaucher 18Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2 Schweiz [Zvicër] Tel. +41 – 58 461 91 11 Faks +41 58 461 99 50 Internet: http://www.zas.admin.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?