Lajme
Njihuni me socialdemokratët shqiptarë që garojnë në zgjedhjet lokale në Cyrih
Albinfo.ch u prezanton disa nga emrat që kanë shpallur kandidaturën e tyre për këto zgjedhje, të cilët garojnë në listat e Partisë Socialdemokrate (SP)
Më 13 shkurt në Cyrih mbahen zgjedhjet për Parlamentin (Asamblenë) e qytetit. Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm politikanësh të rinj me rrënjë shqiptare. Albinfo.ch u prezanton disa nga emrat që kanë shpallur kandidaturën e tyre për këto zgjedhje, të cilët garojnë në listat e Partisë Socialdemokrate (SP).
Arjeta Zhuta
Arjeta Zhuta është 35 vjeçe dhe me prejardhje nga fshati Veleshtë i Maqedonisë së Veriut. E diplomuar në Universitetin e Cyrihut, ajo punon në komunikim dhe marketing. Me kandidimin e saj ajo i është përkushtuar temave të PS-së si për shembull: Banesa të përballueshme. Barazia gjinore. Integrimi dhe migrimi si dhe politika sociale familjare. Ajo gjithashtu shpreson që përmes pjesëmarrjes aktive, më shumë njerëz nga komuniteti shqiptar do të motivohen dhe aktivizohen për të marrë pjesë në zhvillimet politike në Zvicër
Reis Luzhinca
I lindur në Prishtinë, në vitin 1990, Reis Luzhnica është prej vitesh emër i njohur në skenën politike të Cyrihut. “Në Cyrih angazhohem që të gjithë qytetarët të kenë të drejtë vote edhe nëse nuk e kanë shtetësinë zvicerane, sepse edhe ata janë pjesë e shoqërisë dhe kontribuojnë në komunë me punë dhe tatime”, thotë Luzhnica që ka pesë vite prej se është anëtarësuar në SP i nxitur nga një përjetim zhgënjyes në kohën kur vijonte shkollimin profesional. Reis Luzhnica, në mandatin e kaluar pati fituar një vend në Parlamentin e qytetit, duke trashëguar vendin e deputetes Vera Ziswiler e cila kishte kaluar në një post të ri.
Islam Alijaj
“Kam 5 vite që jam përfshirë në PS. Në vitin 2018 punova shumë për të themeluar një shoqatë që lufton për vetë-avokimin politik të personave me aftësi të kufizuara. Megjithatë, deri më tani, nuk kam pasur ende mundësinë të sjell qëndrimet e mia drejtpërdrejt në parlament. Me zgjedhjen time në këshillin vendor, më jepet mundësia të bëj fushatë për politika sociale gjithëpërfshirëse në këshillin vendor. Në punën time politike punoj me njerëz të ndryshëm. Politika ka nevojë urgjente për këtë ndërgjegjësim të realiteteve të ndryshme të jetës. Më shumë për mua në www.islamalijaj.ch.”
Gadaf Muharemi
I lindur në Tetovë, në moshën 14 ka ardhur në Zvicër. Profesioni i tij, pozitë drejtuese ne Transportin Publik të Cyrihut. Ka studiuar Shkencat Politike.
Temat për të cilat ai angazhohet në këtë fushatë janë: Barazia Gjinore dhe Politika për të huajt, konkretisht, mundësia e votimit e te huajve me leje qëndrimi të përhershme (C). Me bindje socialdemokrate dhe kandidat në qarkun 12, Gadafi është i radhitur ne listën zgjedhore të SP-së, nën numrin 4.
Gadaf Muharemi njihet edhe për angazhimin e tij në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, pika në Zvicër.
Etrit Hasler
Etrit Hasler, i lindur në vitin 1977 në St.Gallen, është i biri i një mjeku shqiptar dhe një gazetareje zvicerane. Ai ka qenë për disa mandate deputet i SP-së në Parlamentin Kantonal të St.Gallenit dhe është shumë i njohur për aktivitetet e tij politike në regjion. Tani ai është shpërngulur për të jetuar në Cyrih ku dhe po garon për herë të parë për një vend në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut.
Etriti është njëri ndër pionierët e skenës së “Slam Poetry” në nivel të Zvicrës dhe po ashtu është gazetar me sens të mprehtë kritik, i angazhuar në shtypin e majtë.
Sefedin Tairi
Tashmë 9 vjet anëtar i Partisë Socialdemokrate (SP) në zonën 3 te Cyrihut. Është po ashtu edhe në kryesinë e SP të Zonës 3. Kjo është hera e dytë që kandidon për kuvend komunal. Me profesion, Sefedin Tairi është serviceleiter Heizung (drejtues shërbimi, në ngrohje). “Unë u futa në PS për të bërë diçka për idetë e mia dhe jo vetëm për të ëndërruar për to. Unë jam i përkushtuar ndaj një bote sociale dhe të drejtë: një botë në të cilën punëdhënësit dhe punonjësit harmonizohen me njëri-tjetrin”, thotë Tairi duke u deklaruar për hyrjen e tij në garë për një vend në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit





















