Zhvillim
Njihuni me prodhuesit nga Kosova që do prezantohen në Bernë
Nga 22 deri më 24 qershor 2016, në panairin e uniformave që mbahet në Bernë do të marrin pjesë për herë të parë tre prodhues të njohur të uniformave dhe veshjeve të punës nga Kosova
Sektori i prodhuesve të veshmbathjeve në Kosovë po zhvillohet mjaft mirë. Këta prodhues kanë kapacitete të mira për të plotësuar nevojat e tregut vendor, por edhe për eksport.
Mirëpo promovimi i produkteve dhe kapaciteteve të prodhuesve nga Kosova në tregjet e huaja është disi sfidues. Për këtë arsye, me mbështetje nga USAID, në korrik të vitit 2015 u themelua Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve. Misioni kryesor i shoqatës është të rrisë shitjet dhe të nxisë eksportet.
“Vizitat nëpër panaire të ndryshme të industrisë në rajon dhe Evropë, e sidomos pjesëmarrja si ekspozues në këto ngjarje, janë mundësi e shkëlqyer për kompanitë nga Kosova të prezantojnë produktet e tyre dhe të krijojnë lidhjet e duhura tregtare”, thotë Agron Morina, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve, raporton albinfo.ch.
Nga 22 deri më 24 qershor 2016, në panairin e uniformave që mbahet në Bernë do të marrin pjesë për herë të parë tre prodhues të njohur të uniformave dhe veshjeve të punës nga Kosova.
“Një ndihmë të madhe për ta bërë të mundur këtë pjesëmarrje për tri kompanitë tona ka dhënë Rexhep Berisha, një biznesmen i njohur i diasporës sonë. Ai na ka ndihmuar me përgatitjen për panair dhe gjetjen paraprakisht të partnerëve potencialë”, thotë Morina, shkruan albinfo.ch.
Një ndër tri kompanitë ekspozuese është Puntex, që është e specializuar në prodhimin dhe dizajnimin e uniformave të punës. Kjo kompani merret me prodhimin e uniformave të institucioneve shtetërore, si për polici, dogana, Shërbimin Korrektues, KEK, spitale, ambulanta, kompani të sigurimeve fizike, hotelieri, shkolla, etj. Puntex veçohet për dizajn dhe cilësi të lartë të produkteve. Ky biznes ka 25 punëtorë dhe pikat e shitjes i ka në Prizren dhe Prishtinë. Gjithashtu eksporton në Shqipëri.
’’Fashion Network Industries’’ është kompani me standarde evropiane dhe që përdor teknologji të avancuar në prodhim. ’’Fashion Network Industries’’ është ndërmarrje prodhuese tregtare që nga viti 1999 dhe merret me prodhimin e uniformave dhe shenjave ushtarako-policore, prodhimin e artikujve të tekstilit, qëndisjen kompjuterike dhe shtypjen në textil sipas porosisë, si dhe bën shitje me shumicë të veshjeve sportive të brendit FASHION NETWORK. Klientët e saj kryesorë janë forcat ushtarake, policia dhe kompanitë e sigurimeve.
’’Arta Tex’’ është kompania e tretë ekspozuese në panairin në Bernë. Kjo kompani ka dy fabrika dhe 3 pika shitjeje me 120 punëtorë. Funksionon që nga viti 1983. ’’Arta Tex’’ ka si fokus prodhimin e uniformave për institucione të ndryshme, përfshirë institucionet shëndetësore, hotelet, restorantet, kompanitë e sigurimit. Përveç prodhimit të uniformave, Arta Tex po planifikon zgjerimin e biznesit duke shtuar edhe linjën e të brendshmeve.
Pjesëmarrjen e këtyre kompanive në panair e kanë mbështetur edhe EMPOWER Sektori Privat, që financohet nga USAID dhe Sida dhe projekti DEED i UNDP-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Itali: Shqiptari goditi me çekiç bashkëshorten, arrestohet nga policia Raportohet se një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi më 25 prill goditi me...
-
Xhaka-Gjimshiti nesër përballen për trofeun e Europa League
-
Muharrem Salihu, i gatshëm për deputet në Parlamentin Evropian
-
Inteligjenca e mërgimtarit shqiptar vlerësohet lart, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës
-
Medina Jusufi Berisha, punon në profesionin që kishte ëndërruar si fëmijë
Jeta në Austri
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve Austria dhe Britania e Madhe kanë arritur dakordim të punojnë së bashku për të ndryshuar sistemin...
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?