Lajme
Njihuni me politikanët shqiptarë që kandidojnë për një vend në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut
Në fillim të muajit shkurt do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, shkruan albinfo.ch.
Njihuni me politikanët shqiptarë që kandidojnë në zgjedhjet e shkurtit për një vend në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut:
Qëndresa Sadriu-Hoxha, SP
Unë quhem Qëndresa Sadriu-Hoxha dhe jam aktive politikisht prej 10 vjetësh. Prej vitit 2019 jam parlametare e kantonit të Zyrih-ut ku dhe kandidoj përseri. Temat kryesore të angazhimit tim janë:
Shanse të barabarta shkollimi për fëmijët. Shanse të barabarta gjinore. Politikat e migracionit dhe integracionit. Diversiteti kulturor. Rritja e standartit minimal në aspektin financiar dhe shoqëror. Shpresoj që secili ta shfrytezojë të drejtën e votës dhe ju falënderoj për çdo votë!
Violeta Gjihollaj
Specialiste e kualifikuar e Infermierisë së shkollës së lartë. IBMS (Instinct Based Medicine Syste) Coach – Ndihmë për vetëndihmë. Këshilla holistike të ekspertëve. Jam e interesuar për politikën duke e parë nga një këndvështrim neautral. Nevojiten metoda të reja për vlera të tilla, si liria dhe përgjegjësia personale për të përcaktuar vetë të tashmen dhe të ardhmen. Përshëndetje, Violeta.
Lule Agusi, SP
Emri im është Lule Agusi. Aktualisht jam angazhuar në këshillin shkollor të komunës së Opfikon-it dhe kandidoj për Parlamentin e kantonit te Zyrih-ut. Temat për të cilat unë angazhohem janë: Jam e bindur që secili njeri ka të drejtën për arsimim dhe shanse të barabarta. Një tjetër çështje që më prek është promovimi i një sistemi shëndetësor të fortë për të gjithë qytetarët e kantonit.Gjithashtu jam e bindur se secili njeri ka të drejtën e migrimit dhe dinjitetit. Unë shpresoj për çdo votë të secilit prej jush. Për një 2023 të suksesshme!
Ylli Doko, FDP
Ylli Doko me prejardhje nga Struga ështe kandidat në zgjedhjet kantonale të 12 shkurt 2023.
30-vjeçari është në e Partisë liberale FDP, aty është dhe president në degën e Bassersdorfit. Ylli është udhëheqes i një kompanie familjare për këshillimi në të gjitha sfidat me financa dhe sigurime. Ai është i martuar dhe baba i një djali 2-vjeçar.
Lejla Salihu, SP
Lejla Salihu, e lindur në vitin 1985 në Gjilan, jeton prej moshës 10-vjeçare në Zvicër, ku ka kryer maturën dhe ka studiuar për mjekësi. Tani punon si mjeke në departamentin shëndetësor. Qëllimet e saj politike janë për forcimin e familjes, ndaj dhe përkushtimi saj shkon për kopështe me çmime te përballueshme dhe shanse të barabarta në arsim. Ju falënderon për votën tuaj në 12 shkurt.
Shpend Fazliu, Die Mitte
Jam Shpend Fazliu – vij nga Kosova, komuna e Gjilanit. l lindur në Kosovë, por nga mosha 4 vjeç kam migruar në Zvicer. Jetoj me gruan dhe dy fëmijë. Aktualisht punoj si menaxher taksash dhe pjesërisht pedagog në një shkollë private. Ndër të tjera veproj si anëtar i Autoritetit Shoqëror Opfikon. Për herë të parë pjesëmarrës në zgjedhjet kantonale të Zyrihut. Mua më gjeni te Lista nr. 6 Mundësia e votimit dy herë. Mbështetja juaj ngre zërin e së ardhmes tonë, së bashku hapim dyert e të drejtave tona si shoqëri.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit



















