Integrimi
Njihuni me liberalët shqiptarë që kandidojnë në zgjedhjet e shkurtit për një vend në Parlamentin e Cyrihut
Shqiptarët, kandidatë në zgjedhjet kantonale në Cyrih
Shumë mërgimtarë shqiptarë po depërtojnë në fushën e politkes në Zvicër duke kandiduar nëpër kantonet ku ata jetojnë. Së fundmi, dhjetëra politikanë shqiptarë kanë shpallur kandidaturën e tyre në zgjedhjet lokale në qytetin e Cyrihut, shkruan albinfo.ch.
Zgjedhjet lokale për asamblenë e qytetit të Cyrihut do të mbahen më datë 13 shkurt 2022.
Platforma albinfo.ch do të prezantojë këtë herë kandidatët shqiptarë, të cilët konkurrojnë nga radhët e FDP-së.
Përparim Avdili ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale si kandidati nga FDP. Ai, për herë të dytë ia mësyn Asamblesë së qytetit të Cyrihut.
Ai është politikani i parë shqiptarozvicran i cili ishte zgjedhur në këtë post, në vitin 2018. Është bërë i njohur për faktin se ka inicuar dhe realizuar me sukses disa iniciativa parlamentare, kryesisht në drejtim të avancimit të të drejtave të qytetarëve me prejardhje të huaj, në Cyrih.

Politikani me rrënjë nga Maqedonia ishte shqiptari i parë që kishte një post të këtillë në legjislaturën e kaluar. Avdili ishte shumë aktiv, duke iniciuar mocione dhe iniciativa të ndryshme parlamentare.
Avdili ishte aktiv me liberalët, ndërsa prej më shumë se një viti, edhe kryetar i FDP-së për Qarkun 9 të Cyrihut.
Avdili është me profesion punonjës banke, ndërsa në politikën e Cyrihut dhe më gjerë ka bërë emër si politikan konsekuent në bindjet e tij liberale.
I lindur në rrethin e Kumanovës, Maqedoni, ndërsa nga mosha njëvjeçare jeton në Zvicër, gjegjësisht në Cyrih.
Ka qenë kandidat edhe në zgjedhjet kantonale të Cyrihut dhe ato federale në vitin 2015, kur votat e fituara nuk i kishin mjaftuar për t’u zgjedhur, shkruan tutje albinfo.ch. Avdili qe vënë në fokus të medieve zvicerane kur e kishte publikuar një video, në të cilën kërkonte votën e shqiptarëve në gjuhën shqipe.
Në të njëjtin rreth me Përparimin, kandidon edhe Lindita Dzaferi, e cila në këto zgjedhje shpreson të fitojë një ulëse në Asamblenë e Qytetit, duke u zotuar për më shumë të drejta për gratë, me plan-program, për një familje të shëndetshme, në shoqërinë tonë, në veçanti gruas dhe mirëqenies së saj.
Nga ana tjetër edhe Blerta Salihi, nëpunëse e administratës publike, garon në rrethin e tretë me moton: ‘Më shumë liri, më pak qytet’.
Nagihane Musliu, juristja shqiptarozvicerane, kandidon në rrethin e tretë me moton: «Demokracinë ta përmbushni me jetë»
Parlamenti i Qytetit të Cyrihut ka gjithsej 125 ulëse, ndërsa partia FDP aktualisht ka 21 ulëse gjithsej. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit















