Kosova
Një i vdekur e 4 të lënduar nga aksidenti në Prishtinë
Lidhur me këtë aksident një person është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh
Një person ka vdekur dhe 4 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
“Rreth orës 02:00 të mëngjesit në kryqëzimin që lidh rrugën “Agim Ramadani” me rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje.
Lidhur me këtë aksident një person është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndryshe, gjatë vitit të kaluar në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 7.643 aksidente trafiku, ku kanë vdekur 35 persona.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













