Lajme
Një shqiptar në Gjermani vdes si pasojë e koronavirusit
Një shqiptar në Gjermani ka vdekur si pasojë e koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, që ka thënë se i vdekuri ishte nga fshati Gadish i Gjilanit.
“#Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, M.Sh., nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Tutje Haziri ka thënë se situata në përgjithësi në Gjilan është e qetë dhe s’ka arsye për panik.
“Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare. Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye për kurrfarë paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive. Siҫ e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero!”, ka shtuar Haziri.
Deri tash në Gjilan janë regjistruar 48 raste me infeksion me Covid-19. Në total në Kosovë janë regjistruar 860 raste infeksioni. 533 persona janë shëruar e 26 kanë vdekur, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













